Foto/ Kukësi e Teuta ndajnë pikët, Panucci i ndjek nga tribuna

Java e 13-të e Superiores është mbyllur në barazim, pasi Kukësi dhe Teuta nuk shkuan më shumë se rezultati 1-1.

Në takimin e zhvilluar në "Selman Stërmasi" skuadrat prodhuan një futboll të bukur ndërkohë që në shkallët e stadiumit u vu re prania e teknikut të kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Camara zhbllokoi takimin pas gjysëm ore lojë, për ta drejtuar skuadrën bregdetare drejt dhomave të zhveshjeve në avantazh. Megjithatë me rikthimin në fushë, Reginaldo ekzekuton bukur me kokë një krosim të Shkodrës, duke vendosur barazpeshën.

Në minutat e mbetura, dy skuadrat kërkuar me ngut golin e fitores, por pavarësisht ndryshimeve në organikë, skuadrat u kënaqën me një pikë. Me këtë rezultat, Teuta ngjitet në vendin e tretë me 22 pikë, ndërkohë që Kukësi qëndron i 5-ti me një pikë më pak. Në takimin e radhës, Teuta pret në "Niko Dovana" Luftëtarin, ndërsa Kukësi udhëton drejtë Kamzës.


EMISIONET