Kombëtarja shqiptare rikthehet të luaj në shtëpi. Pas transfertës së Andorrës dhe Islandës, kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do të zbresin nesër në fushën e "Elbasan Arenës".

Në Elbasan, kuqezinjtë do të masin forcat me Moldavinë, kundërshtarin direkt për pozicione më të mira në klasifikimin e grupit H kualifikues të Euro 2020. E duke parë edhe rëndësinë e këtij 90 minutëshi, grupimi i tifozëve të Prishtinës, "Plisat" kanë vendosur të jenë prezent në shkallët e stadiumit. Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e grupimit në "Facebook", teksa shkruajnë:

Nisja jonë për Elbasan bëhet nesër, e martë, në ora 09:00 tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë”, thuhet në njoftimin e Plisave.

Takimi mes Shqipërisë dhe Moldavisë është programuar për tu zhvilluar të martën e 11 qershorit, duke nisur nga ora 20:45.

/Ora News.tv/