FOTO/ Juventus ndryshon fytyrë, zbulon uniformat më të shëmtuara në histori

Me matematikën që i ka dhënë titullin e 8-të radhazi dhe të 37 në histori, Juventus ka hedhur sytë nga sezoni i ardhshëm.

Bardhezinjtë po mendojnë të ndryshojnë rrënjësisht historinë, sidomos në Champions League dhe ndryshimi pritet të nis që nga uniforma. Në disa fotografi të publikuara së fundmi në mediat italiane, shfaqen fanellat e reja të Juventusit, që kanë pësuar ndryshime vërtetë drastike.

Ngjyrës së bardhë dhe të zezë i është shtuar ajo rozë, duke e bërë akoma më atraktive uniformën e së ardhmes. Por jo vetëm kaq. Vijat do të zhduken thuajse totalisht, duke i shtuar në pjesën e krahut.

Ndërkohë, një shirit rozë pritet të ndajë fanellën në gjysmë, veprim që do të revoltojë jo pak tifozët e "Zonjës së Vjetër".



EMISIONET