Foto/ I punuar me flori dhe diamant, ja çmimi stratosferik i ekspresit të kafesë

Kafeja është një nga pijet më të preferuara në botë dhe për të zier "pijen magjike" duhet vetëm pak minuta.

Por një kompani ka shkuar edhe më tej, duke e kthyer enën e "prodhimit" të saj në një luks të vërtetë. Ajo quhet Espresso Veloce Royal dhe vlen plot 187 mijë euro.

Prodhuesit kanë pasur në mendje një motor të makinave të Formula 1, dhe e kanë veshur makinën luksoze të kafes me ari të bardhë 18 karatësh, diamante, gurë ametist dhe me fibra karboni.

Makina gjithashtu është e pajisur me një vrimë të përshtatshme për ata që duan të shijojnë një kafe me një shije më të fortë.







EMISIONET