FOTO/ Futbollisti i muajit Prill, triumfon lojtari i Flamurtarit
Enea Koliçi është shpallur futbollisti i Muajit Prill në Kategorinë Superiore për sezonin futbollistik 2018 – 2019.
Ky çmim i është akorduar gardianit të Flamurtarit nga Shoqata “Sporti na bashkon”, e cila në bashkëpunim edhe me gazetarët sportiv zhvillon këtë anketë të përmuajshme. Enea Koliçi bëhet futbollisti i parë kuqezi që merr këtë çmim në këtë sezon .
Trofeu i është i dorëzuar përpara nisjes së ekipit për ndeshjen ndaj Kastriotit, që do te zhvillohet ditën e diel në stadiumin “Redi Maloku“ të Fushë-Krujës. Ndeshja është e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.

