FSHF publikon fotot, ja si ka ndryshuar "Arena Kombëtare"

"Arena Kombëtare" është futur në fazën finale. Mitiku i ndërtuar në gërmadhat e stadiumit "Qemal Stafa" ka hyrë në ditët e fundit të tij.

Siç shihet edhe në disa foto të publikuara në faqen zyrtare në "Facebook" të FSHF-së, duket se aktualisht po punohet me tapetin e stadiumit.

Ndërkohë në fillim të muajit dhjetor, Presidenti i FSHF, Armand Duka në një intervistë për "Rtv Ora" tha se punimet po shkojnë siç duhet janë drejt fundit. Inagurimi i stadiumit të ri pritet të ndodh në fillim të muajit qershor. 








EMISIONET