Foto/ E rëndë në Itali, sulmohet me sende të forta presidenti i klubit të futbollit

Aktet e dhunës kanë njollusur futbollin italian. Ngjarja ka ndodhur në stadiumin e Arezzo, ku presidenti i skuadrës vendase, Giorgio la Cava është sulmuar dhe goditur nga tifozë të skuadrës së Viterbese.

La Cava ndodhej në tunelin e stadiumit kur u godit. Një goditje që trullosi presidentin, i cili për disa momente humbi ndjenjat. Kjo situatë solli revoltë në radhët e të dy tifozerive të skuadrave, me mbështetësit e Arezzo që kërcënuan hakmarrje. Gjithsesi, ndërhyrja e policisë dhe e drejtorit sportiv, Ermanno Pieroni e zëvendëspresidentin të Arezzo, Massimo Anselmi qetësoi situatën.

"Presidenti është mirë. Le të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi vetëm te mbështetja e skuadrës sonë. Le të mos bien në grackën e provokimit. Pjesa e dytë që po luajmë përfaqëson një vit sakrificash për ne. Nuk mund të luajmë në duart e kundërshtarëve tanë. "-thuhet në një status të klubit në rrjetin social "Facebook".

Incidenti ndodhi vetëm pak minuta përpara se të niste takimi i kthimit i fazës së play-off të Serie C, me Arezzo që kaloi në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Bashkë me Arezzo, në raundin tjetër janë edhe Catania, Imolese, Triestina, Feralpisalo, Trapani, Piacenza dhe Pisa.



EMISIONET