FOTO/ Dedikime, lot dhe ekstazë, festa e Partizanit ka vend për të gjitha

Kridens Meta fërshëllen. Partizani fiton derbin, 2-1 ndaj Tiranës dhe është kampion i Kategorisë Superiore pas 26 vitesh.

Një frazë që nuk do të shqitet lehtë nga mendja e shumë tifozët të Partizanit, por edhe drejtues të tyre. Titulli i 16-të në histori, që vjen edhe ndaj rivalit të qytetit, Tiranës ka dërguar në ekstazë simpatizantë të të kuqve, ku nuk kanë munguar edhe lotët.

Dedikimi për Leo Carën, tifozin me aftësi të kufizuara që humbi betejën me jetën, pikërisht në prag të duelit të fazës së parë ndaj Tiranës dhe deri të emocionet e papërshkrushme të trajnerit të Partizanit, Skënder Gega dhe mbrojtësit, Egzon Belica, nuk munguan në festën e shfrenuar por të përligjshme të Partizanit.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE





EMISIONET