FOTO/ Akuzat për përdhunim, gjykata e Las Vegas merr vendimin për Ronaldon

Ndodh ashtu siç pritej. Cristiano Ronaldo nuk do të akuzohet për përdhunimin e Kathryn Mayorga.

Lajmi vjen nga prokurorët e Gjykatës së Las Vegas, me këto të fundit që zbulojnë se pretendimet e Mayorga kanë marrë fund. Ish-modelja ka hedhur poshtë një deklaratë ku thuhej se ajo është paguar me 375 mijë dollarë për të mbyllur gojën dhe për të mos e zbuluar këtë skandal.

"Bazuar në një rishikim të informacionit të paraqitur në këtë kohë, akuzat për sulm seksual kundër Cristiano Ronaldos nuk mund të provohen përtej dyshimit të arsyeshëm. Prandaj, nuk do të ketë akuza."-thuhej në njoftimin e prokurorëve.

Cristiano Ronaldo akuzohej nga Mayorga për sulm seksual ndaj saj. Ngjarja e shëmtuar pretendohej se ka ndodhur në vitin 2009 në një dhomë hoteli në Las Vegas.


EMISIONET