Foshnja mund të vijë nga dita në ditë, Meghan Markle thyen traditën mbretërore

Foshnja mund të vijë nga dita në ditë, Meghan Markle thyen

Meghan Markle ka thyer traditën mbretërore prej katër dekadash të lënë nga Princeshë Dianna.

Ajo nuk do e sjellë në jetë fëmijën në spitalin ku lindën Kate dhe Princesha Diana.

Meghan dhe Princ Harry kanë vendosur që fëmija e tyre të mos lindë në spitalin Lindo Wing of Saint Mary’s Hospital në Paddington.

Në vend të kësaj, çifti ka zgjedhur një maternitet afër shtëpisë së tyre në Windsor.

Kate dhe Princi William i lindën tre fëmijët e tyre në spitalin Lindo.

Harry dhe Meghan e dinë se ka interes të madh publik, por fëmija i tyre nuk është një trashëgimtar i drejtpërdrejtë i fronit dhe ndaj duan që lindja të jetë sa më private që është e mundur.

Ndërsa fëmija e tyre pritet të lindë nga dita në ditë.

EMISIONET