Një foshnje 5 muajshe ka mbijetuar për mrekulli pasi qëndroi rreth 9 orë e varrosur nën shkopinj dhe mbeturina në pyll.

Zyra e Sheriffit të Qarkut Missoula tha se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore në një spital dhe e quan mrekulli faktin që fëmija mbijetoi në pyjet e Montanës perëndimore.

Autoritetet thanë se u njoftuan në orën 8 të mbrëmjes se një njeri po kërcënonte njerëzit në zonën e Lolo Hot Springs në Lolo National Forest të Montana.

Ata arrestuan burrin, i cili tregoi se një fëmijë ishte varrosur diku në pyll.

Pas rreth 6 orë kërkim, një nga policët dëgjoi një zë të zbehtë dhe gjeti foshnjen rreth orës 2:30 të dielën.

Policia arrestoi Francis Croëley dhe po heton ngjarjen.

/Ora News.tv/