Formacioni 1.1 miliard eurosh, ja 11-shja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave

Me transferimin e Alisson nga Roma tek Liverpool për shifrën rekord prej 73 milionë eurosh, portieri brazilian u bë transferimi më i shtrenjtë në histori për sa i përket portierëve.

Me këtë transfertë shumë njerëz do të pyesnin: kush do të ishte formacioni më i shtrenjtë i të gjitha kohërave?

Shifrat tregojnë se kjo skuadër do të kushtonte 1.1 miliard euro dhe emrat janë të mëdhenj. Duke filluar nga Cristiano Ronaldo, Neymar e deri tek Mbappe dhe Pogba ky do të ishte formacioni më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Portier: Alisson (Nga Roma te Liverpool për 73 mln euro)

Mbrojtës: Benjamin Mendy (Nga Monaco te Man City, 57.9 mln euro), Virgil van Dijk (Nga Southampton te Liverpool, 78.5 mln euro), Aymeric Laporte (Nga Bilbao te Man City, 65.5 mln euro), Kyle Walker (Nga Tottenham te Man City, 53.1 mln euro)

Mesfushorë: Paul Pogba (Nga Juventus te Man United, 105.2 mln euro), Philippe Coutinho (Nga Liverpool te Barcelona, 125.9 mln euro), James Rodriguez (Nga Monaco te Real Madrid, 75.5 mln euro)

Sulmues: Neymar (Nga Barcelona te PSG, 223.7 mln euro), Cristiano Ronaldo (Nga Real Madrid tek Juventus, 117.5 mln euro), Kylian Mbappe (Nga Monaco te PSG, 135 mln euro)


EMISIONET