Bakuja  zbukurohet me "blu", Europa League shkon në pjesën londineze të Chelsea për herë të dytë në historinë e saj. Është skuadra e Maurizio Sarrit ajo që mbulohet në "ar", pas një 45 minutëshi të dytë fantastik ndaj Arsenalit.

Me pjesën e parë që nuk dhuroi asgjë përveç mërzitjes, fraksioni i dytë rezultoi një spektakël i vërtetë golash dhe emocionesh. Chelsea fitoi me shifrat 4-1 një takim që nuk duhej të mbaronte kurrë. Vetëm 4 minuta pasi u rikthyer në fushë, Chelsea kaloi në avantazh me anë të Giroud. Francezi u tregua dinak në zonë, teksa me kokë mposhti Cech.

Një episod që duket se e goditi psikologjikisht Arsenalin, që në 16 minutat e ardhshme pësoi dy gola. Fillimisht Pedro dhe më pas Hazard me penallti "çoroditën" topçinjtë. Gjithsesi, një goditje spektakolare e Iwobi mposhti Kepa dhe shtoi drithërimat te Chelsea.

Kjo detyroi Arsenalin që të hidhet në aventurë, por eksperienca e Chelsea dhe Hazard bënë që gjithçka të sfumohej. Belgu mori një asist fenomenal nga Giroud dhe gjithçka u mbyll këtu.

Fitimi i këtij titulli i jep oksigjen të ri Maurizio Sarrit në stolin e Chelsea. Italiani është përfolur se do të largohet nga Londra pas këtij takimi, por Abramovich duhet të shikoj sërish kartat. Ndërkohë, kjo humbje i kushton shtrenjtë Arsenalit, që humb një tjetër rast për tu kualifikuar në UEFA Champions League.



"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

Mbyllet takimi. Titulli i Europa League i takon Chelsea. 

72' Hazard godet serish, Chelsea thellon ne 4-1


69' Iwobi dhuron spektakël, Arsenal ngushton shifrat per 3-1


65' Chelsea i papërmbajtshëm. Giroud fiton penalltine, Hazard realizon nga 11 metra larg. 



60' Zhbalancohet Arsenali, Pedro realizon të dytin



49' Emerson sherben per Giroud, Chelsea kalon në avantazh



46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë: Është mbyllur në barazim pjesa e parë e finales së UEFA Europa League, me Chelsea dhe Arsenal që nuk shkuan më shumë se shifrat 0-0. Në Baku u zhvillua një 45 minutësh i kënaqshëm, me dy skuadrat që kërkuan të gjenin sa më shpejt golin. Rastin më të mirë e kishin "topçinjtë", por Lacazette nuk u tregua i qetë, duke u përplasur me Kepa në momentet e fundit. Ndërkohë, rast të mirë për të shënuar kishte edhe Olivier Giroud, me francezin që në kufinjtë e zonës lëshoi një goditje fantastike, por u ndal nga Cech.

45' Asnjë minutë shtese. 

39' Giroud ka një rast të artë për të shënuar. E majta e tij ndalet nga Cech dhe më pas largohet nga mbrojtja

30' Gjysëm ore lojë, Arsenal tregon supermacinë në Baku

27' Aksion i shpejtë i Arsenal, Azpilicueta spastron në momentin e fundit. Pas tij vinte Lacazette. 

22' Përplasje e fortë e Azpiliqueta me Kepa. Per fatin e tyre te mire gjithçka në rregull. 

18' Ndërhyrje e guximshme e Kepa, faullon në zonë Lacazette. Arsenal pretendon për penallti, por për Rocchi nuk ka penallti.

1' Nis gjithçka në Baku

Formacionet që luajtën dy skuadrat:






/Ora News.tv/