Ushtria turke thotë se ka rrethuar qytetin Afrin që banohet nga kurdët në veri të Sirisë, fokusi i një sulmi kundër milicisë kurde, shkruan BBC.

Një deklaratë thotë se trupat dhe aleatët e rebelëve sirianë kanë kapur gjithashtu "zonat me rëndësi kritike" gjatë rrethimit të rajonit të Afrinit.

Nuk ka një konfirmim për momentin nga zyrtarët lokalë kurdë.

Veprimi që synonte ngushtimin e milicisë së Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) nga Afrin filloi më 20 janar.

Qeveria turke thotë se  YPG është një zgjerim i Partisë Kurde të Punëtorëve (PKK), e cila ka luftuar për autonominë Kurde në juglindje të Turqisë për 3 dekada.

 YPG-ja mohon çdo lloj lidhjeje me partinë PKK,  gjë që është mbështetur edhe nga SHBA, të cilat u kanë siguruar luftëtarëve të milicisë dhe aleatëve arabë armë dhe mbështetje ajrore për t'i ndihmuar ata të luftojnë me grupin xhihadist ISIS


/Ora News.tv/