Forcat speciale të Policisë së Shtetit zhvilluan mëngjesin e kësaj të premteje, (14 shtator)  një operacion në qytetin e Vlorës, ku siç tregojnë planet e siguruara nga kamerat e Ora News, shoqëruan të paktën një person.

Emri i tij ende nuk është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, e cila nuk ka dhënë informacion zyrtar as për operacionin që u përqëndrua në lagjen Partizani.

Aty forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Ato DELTA ushtruan kontrolle në disa banesa, mes të cilave edhe në këtë shtëpi tre katrëshe.

Burimet thanë se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 50 kilogram lëndë narkotike dhe armë, por ende nuk ka agjë zyrtare.

Aksioni u ndoq nga afër nga drejtues vendorë të policisë së shtetit, ndërsa në vijim pritet që të jepen detaje mbi rezultatet.

Prej disa ditësh forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë disa aksione me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe arrestimin e personave në kërkim. 




/Ora News.tv/