"Forca e Ligjit" në Vlorë dhe Fier, kontrolle për personat në kërkim

"Forca e Ligjit" në Vlorë dhe Fier, kontrolle për

Operacioni "Forca e Ligjit" ka zbritur në Vlorë e Fier.

Forcat Speciale, zhvilluan kontrolle në disa banesa dhe pikat kyçe të qytetit.

Në zonën e Xhamisë dhe në rrugën Transballkanike u ngritën postoblloqe ku në fokus ishin makinat e luksit.

Qëllimi i aksionit ishte arrestimi i personave në kërkim, atyre që lëvizin me armë apo shpërndarësit e drogës. Aksioni zgjati për disa orë, por nuk ka informacion zyrtar për të ndaluar apo arrestuar.

Ora News mëson se aksioni i kontrolleve është në vijim dhe priten kontrolle në disa banesa ku policia ka informacione për veprimtari të paligjshme.

Në të njëjtën kohë, forcat speciale kishin zbritur edhe në Fier, Patos e Roskovec.

Ata ushtruan kontrolle befasishme në lokale nate, në ambiente të ndryshme dhe në akset rrugore gjatë të cilave 13 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për "Shpërndarje të lëndëve  narkotike" dhe për "Vjedhje" u shoqëruan për verikime në Polici

Pesë persona u arrestuan, një u shpall në kërkim dhe një tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë pas një aksioni të Forcave të ndërhyrjes së Shpejtë në Fier, Patos e Roskovec.

Forcat specale kontrolle të katër të rinj u arrestuan me kanabis sativa, ndërsa një rezultoi person në kërkim për vjedhje.

Një person u procedua për organizimin e lotarive të palejuara, ndërsa pronari i lokalit ku zhvillohej ku aktivitet u shpall në kërkim

Policia e Shtetit thotë se është në zbatim të një plani për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale".

Pak ditë më parë në kaudër të operacionit , "Forca e Ligjit" u godit banda "Bajri", dhe disa grupe kriminale që vepronin në Shkodër dhe Fushë Krujë.

Ndërkohë Kontrolle të ngjashme për goditjen e grupeve kriminale dhe rritjen e sigurisë publike janë zhvilluar edhe në Durrës dhe Elbasan.



EMISIONET