Prej muajit tetor te vitit 2005 Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar te Zhvillimit eshte z. Benet Beci.

Ka hyre ne vitin e 13 te “mbreterimit”. Ka nderruar 2 qeveri dhe i ka mbijetuar 3 pale zgjedhjeve te pergjithshme. Beneti vijon te jete aty. Ne fillim krah kryeministrit Berisha. E sulmonte kryeopozitari Rama. Korrupsion, abuzim me tenderat, investimet, lidhje nepotike e lloj e soj akuzash serioze. Por Beneti nuk u tut. As prokuroria nuk e hetoi. Me nderrimin e qeverise ne vitin 2013 nje nga emrat e pare qe u perfol per tu larguar nga posti ishte pikerisht Beneti. Por nje gje e tille nuk ndodhi. U nderrua kryeministri por ne krah te tij mbeti Beneti. Rama harroi se ckishte thene e ckishte akuzuar dhe i dha mbeshtetjen per te vazhduar ne postin e tij. 

Vijuan tenderat, abuzimet, shkeljet dhe pasurimi i z Beci. 

Sot Beneti jeton ne fshatin Gropaj ne afersi te Vaqarrit. Nje vile si per nje faraon eshte streha e familjes Beci. E Benetit, bashkeshortes se tij Fitores dhe e dy femijeve, vajzes Edenja dhe djalit Edon. 

Por Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk eshte burimi i vetem i te ardhurave te familjes Beci. 

Prej vitesh bashkeshortja e tij ka themeluar qendren Tirana Training Center. Nje qender gjuhesh te huaja ku shumica e stafit jane angleze dhe amerikane. Ne Tirana Training Center ku zonja Fitore eshte Drejtoreshe e Pergjithshme vajza e ciftit Beci mban pozicionin e ndihmes menaxheres, nderkohe qe djali Edoni mban pozicionin e Administratorit te IT ne bisnesin familjar. 

Edoni ka perfunduar shkollen ne universitetin e Bakingamit ne Angli ku tarifat jane super te shtrenjta dhe nuk dihet nese prinderit e tij arrine ta justifikojne kete pagese stratosferike. 

Por nuk mbaron me kaq. Pas nje konkursi te realizuar ne 30 tetor 2015 Edon Beci ka filluar pune ne Autoritetin e Konkurences si specialist ne sektorin e Perafrimit te Legjislacionit dhe Procedurave. Nga 3 konkurente per kete pozicion ka fituar pikerisht djali i Benet dhe Fitore Becit. 

Nderkohe qe dhjetra te diplomuar shkelqyer brenda dhe jashte vendit konkurojne per pune minimale ne administrate, fati i shkelqen djalit te Drejtorit te Fondit Shqiptar te Zhvillimit. Dhe ketu hijet e dyshimit behen akoma me te medha. 

Drejtori i Fondit Shqiptar te Zhvillimit jeton mes luksit ne nje vile me te gjitha komoditetet e nevojshme. Edhe me salle palestre me vegla te teknologjise se fundit. Zonja e tij eshte pronare e nje qendre te mesimit te gjuheve te huaja, nderkohe qe djali punon pervecse ne bisnesin familjar edhe tek Autoriteti i Konkurences. 

Mesiguri Beneti dhe zonja e tij nuk mund t’i justifikojne keto te mira materiale dhe ndaj kjo eshte arsyeja qe te tmerruar nga frika e transparences hedhin balte dhe sulmojne deri pronare mediash qe kerkojne transparencen e parave te tyre. 

Por per nje gje qe jene te qarte, qe mediat dhe gazetaret e pavarur nga qokat e Benetit sdo reshtin se beri pyetjen: Eshte Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo Fondi Shqiptar i Zhvillimit te familjes Beci?

/Ora News.tv/