Artistë të 12 grupeve folklorike janë bërë bashkë në edicionin e 10 të Aulona Folk Festival, një organizim që vec artit e kulturës promovon edhe turizmin.  Përfaqësuesi i delegacionit grek shpreh në shqip vlerësimet për organizimin dhe pritjen, ndërsa artistë të tjerë theksuan se do të rikthehen në Vlorë si turistë.

Vlora po feston me tingujt e folkut!

Grupe nga Kosova, Bullgaria, Italia, Greqia e deri nga kina e largët janë bërë pjesë e edicionit të 10 të Aulona Folk Festival që ka për synim promovimin e turizmit

Përfaqësuesi i delegacionit grek shpreh në shqip vlerësimet për organizimin dhe pritjen, ndërsa artistë të tjerë theksuan se do të rikthehen në Vlorë si turistë.

"Jam nga Janina dhe mund të them përshëndetje për të gjithë miqtë shqiptarë"

Për organizatorët ky edicion jubile vec turizmit promovon edhe zhvillimet pozitive në Shqipëri dhe është një ftesë që u bëhet të huajve për të pushuar në brigjet e Jonit.

12 grupet pjesëmarrëse krahas festivalit kishin mundësinë për të vizituar vlorën për të shikuar resurset turistike të bregdetit të jugut.

/Ora News.tv/