Foka 'kërcënon' me thikë

Manu'iwa, një fokë në Hawaii është filmuar duke mbajtur një thikë në gojë.

Foka duket sikur po të kërcënon nga mënyra sesi ka pozicionuar thikën.

Ajo u vu re nga një turist që po filmonte.

Manu'iwa doli nga uji me thikën ngjyrë portokalli në gojë dhe burri prapa kameras bërtet: "Është një thikë."

Por foka e hedh objektin e mprehtë dhe futet në ujë. Për fat të mirë nuk u lëndua dhe stafi largoi thikën.

"Fokat nuk janë domosdoshmërisht të vetëdijshme për rreziqet e objekteve që ata gjejnë në mjedisin e tyre,"-tha Claire Simeone, drejtore e Ke Kai Ola.

EMISIONET