Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme (21 shtator) një aksion në Tiranë dhe rrethe, duke kontrolluar banesa dhe objekte.

Kontrollet janë zhvilluar për të goditur grupe gjobëvënësish, persona të përfshirë në veprimtari kriminale dhe për kërkim kanabis.

Operacioni vjen pas atyre të zhvilluara në Shkodër, Krujë dhe Divjakë.

/Ora News.tv/