FMN në Tiranë, skanojnë zhvillimet ekonomike dhe masat që duhet të merren

FMN në Tiranë, skanojnë zhvillimet ekonomike dhe masat që

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Jan Kees Martijn, ka zbarkuar në Tiranë.

Përfaqësues të institucionit ndërkombëtar financiar kanë si synim të njihen me zhvillimet ekonomike në vend.

Gjatë së enjtes ata janë takuar me guvernatorin Gent Sejko me të cilin kanë diskutuar  mbi zhvillimet makroekonomike,  pritshmëritë ekonomike për vitin 2019, ecurinë e kreditimit si dhe paketën e deeuroizimit.

Në ditët në vijim, misioni i FMN-së do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim diskutimin më në detaje të çështjeve të ndryshme lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit.

EMISIONET