Zv/drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang kwrkon tw bwhet kujdes me reformat dhe PPP.

Gjatë takimit të zhvilluar me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë  zv/drejtori i FMN ka sugjeruar që të vijojnë reformat për të pasur një rritje pozitive në ekonomi.

Zhang: Ruajtja e ritmit të,  forcimi i institucioneve dhe i mirëqeverisjes kanë rëndësi të veçantë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të thithur sa më shumë investime të huaja në Shqipëri. 

Kreu i bankës Qendrore prezantoi zyrtarin e FMN me paketën e deeuroizimit, si një iniciativë me mjaft rëndësi, e cila, synon forcimin e stabilitetit financiar në vend. Zv/drejtori i FMN gjatë takimit me kreun e financave ka ripërsëritur apelin për kujdes me PPP ndërsa ka ofruar mbështetje për qeverinë shqiptare.

Zhang: Kapacitetet implementuese janë shumë të rëndësishme për PPP dhe FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale. 

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar  Tao Zhang, vizitoi Shqipërinë në datat 12-13 shkurt 2018.


/Ora News.tv/