FMN: Ndaloni koncesionet, mbartin shumë risqe

FMN: Ndaloni koncesionet, mbartin shumë risqe

Fondi Monetar ndërkombëtar në mbyllje të misionit dy-javor në Shqipëri ka ripërsëritur kërkesën për të ndaluar projektet me Partneritet Publik Privat. Përfaqësuesja e FMN për Shqipërinë Anita Tuladhar pranoi mosmarrëveshjet me qeverinë në lidhje me këtë çështje ndërsa tha se ofertat e pakërkuara mbartin shumë risqe për buxhetin

Tuladhar: Në lidhje me praktikat PPP-ve, procesi duhet të jetë transparent dhe i studiuar. Ne jemi të përqendruar më shumë te procesi dhe në përzgjedhjen e projekteve të duhura. Duhet vlerësim i alternativave dhe ndarjes së risqeve. Qeveria të mos marrë më shumë risqe se ç'duhet dhe në rastet e propozimeve të pa kërkuara, qeveria merr më shumë kosto. Ajo duhet të bëjë analizë të mirëfilltë

Misioni i Fmn kishte disa rekomandime për qeverinë shqiptare .

Tuladhar:  Prioritetet kyçe janë: çuarja përpara e konsolidimit fiskal; rritja e efikasitetit të shpenzimeve të investimeve publike; fuqizimi i kuadrit institucional për mbikëqyrjen bankare dhe zgjidhjen e kredive nën standard; dhe heqja e pengesave në mjedisin e biznesit/investimeve nëpërmjet reformave në gjyqësor dhe kundër korrupsionit. Po ashtu duhet të shihen me vëmendje dhe detyrimet e prapambetura dhe të vijoj puna per mjedisin e biznesit qe te jete me atraktiv. Niveli i Borxhit gjithashtu vijon të jetë i lartë .

Nisjen e aplikimit të TVSH për bizneset që kalojnë xhiron prej 2 mln lekësh Fondi Monetar Ndërkombëtar e sheh si një barrë për administratën tatimore.

Tuladhar:  Për aplikimin e TVSH e kemi shprehur që ulja e pragut është një hap jo i mirë sepse do e stërmundoj administratën tatimore duke e shpërqendruar punën e saj në rritjen e të ardhurave.

Rritja ekonomike e Shqipërisë ishte rreth 3,9 për qind në 2017 dhe 3,7 për qind në 2018 një ulje kjo e ndikuar kryesisht nga përfundimi i investimeve madhore.

EMISIONET