"Fluturon" domatja në tregje, 1 kg kushton deri në 170 lekë

"Fluturon" domatja në tregje, 1 kg kushton deri në 170

Muaji gusht i këtij viti ka sjhëbnuar një rritje të çmimit të frutave dhe perimeve.

Padyshim listën e kryeson domatja, ku një kg kushton deri në 170.

Ky është çmimi më i lartë që është regjistruar këtë verë për domatet dhe jo vetëm. 

Edhe pse është sezoni i tyre, çmimet e perimeve ndryshe nga vitet e tjera nuk kanë njohur ulje.

Çmimet variojnë sipas cilësisë, në tregje për një kilogram domate mund të paguash nga 130 deri në 180 lekë, ndërsa krahasuar me verën e vitit të kaluar edhe kastravecat dhe specat mbeten të kushtueshme, një kilogram shkon deri në 60 apo 70 lekë.

Për qytetarët, e sidomos për pensionistët, këto çmime janë të papërballueshme.

Por sipas tyre, çmimet e larta nuk e justifikojnë aspak cilësinë e prodhimeve.

Shitësit, çmimin e kripur të perimeve, e argumentojnë me kushtet e papërshtatshme atmosferike të kësaj vere.

Breshëri dhe shiu në disa zona ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe për pasojë fermerët janë detyruar të rrisin çmimet.

Ndryshe nga perimet, frutat e sidomos ato të sezonit, mbeten në çmime normale.

EMISIONET