Fluks urgjencash, problem aksidentet e hedhjet nga lartësitë në det

Fluks urgjencash, problem aksidentet e hedhjet nga lartësitë në

Në vlerësimet e qendrës kombëtare të urgjencës për renditjen e rasteve të menaxhuara, rezulton se aksidentet rrugore dhe trumat e hedhjeve nga lartësitë në det zënë vendin e parë. Drejtori i qendrës kombëtare të urgjencës Skënder Brataj shprehet se në një muaj 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.

Aksidentet rrugore dhe trumat e shkaktuar nga hedhjet në det nga lartësitë janë rastet më të shpeshta të urgjencave mjekësore. Në të dyja rastet e trumave, pasojat janë fatale ose invaliditetit i shkallës më të lartë. Gjatë muajit korrik urgjenca kombëtare mjekësore ka kryer 21 misione nga ajri dhe 12 mijë persona kanë telefonuar 127 për të kërkuar urgjencën ose sugjerimet e mjekëve.

Skënder Brataj: "Ka pasur 12.323 thirrje. Një fakt shumë shqetësues është se shtimi i turistëve në zonat e plazhit po na krijon probleme me aksidentet, ai me ato rrugore por mbi të gjitha me aksidentet në ujë. Kemi pasur disa raste me qytetarë të huaj të cilët, sidmos në 2-3 raste kanë qenë qytetarë polakë, kanë pësuar trauma të rënda të kolonës dhe në disa raste kanë ngelur të paralizuar."

Drejtori i shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore, Skëndet Brataj tha se gushti ka nisur gjithashtu me raste të shumta të urgjencave mjekësore, ku vetëm javën e parë 3200 persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.

Skënder Brataj: "Dëmtimet më të mëdhaja në pothuajse 99% të rasteve që po ndodhin nga traumat në det janë thyerjet e kolonës cervikale, duke e ditur që tek kolona cervikale bëhet komandimi i të 4 gjymtyrëve dhe diafragmës, pra mund të shkaktojë nga një pentaplegji, në tetraplegji dhe paralegji, që do të thotë paralizë vetëm të këmbëve, paralizë të katër gjymtyrëve ose paralizë e katër gjymtyrëve dhe diafragmës që është arrest i menjëhershëm."

Patologjitë e tjera lidhen me sëmundjet kardiake, problemet me tensionin, diabetin dhe rastet e vetëflijimeve me fotoksinë.



EMISIONET