Flet dhe trajneri serb, Mladen Krstajic. Pas humbjes me Zvicrën 1-2, Krstajic tha: Duhet të jemi të lumtur me gjysmën e parë të ndeshjes. Udhëhoqëm shumë herët dhe kemi qenë teknikisht dhe taktikisht të fortë, por hëngrëm një gol në mënyrë shumë naïve. Sa i takon arbitrimit nuk më takon mua të komentoj, ju takon juve. Unë nuk jam i sigurt se zviceranët dëshironin fitore më shumë se ne. Natyrisht u zumë ngushtë nga barazimi i Zvicrës, pas kësaj ne u përpoqëm të shkonim në sulm, të ndryshonim një mesfushor të mbrojtjes për një mesfushor sulmues, për fat të keq, ne nuk mund të konvertojmë mundësitë tona. Është futboll.

Për ndeshjen kundër Brazilit  Krstajic tha: Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të fituar. Asgjë nuk është e pamundur në jetë, Brazili ka dobësi që ne duam të shfrytëzojmë.

/Ora News.tv/