Babai i të ndjerit Andrea Lagjaj që mbeti i vrarë në Bogota të Kolumbisë, mohon se djali i tij ka qënë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai thotë se Andrea kishte krijuar familje dhe në Kolumbi kishte një qendër interneti.

Nga qeveria kërkon ndihmë për zbardhjen e krimit.

Eqerem Lagjaj: "Gruaja e tij nga Kolumbia na tha djali juaj ka mbaruar. Më pas bëmë konfirmimin. Na e treguan në morg që qe ai. Kërkuam ndihmën e ministrisë së Jashtme por nuk na u afrua asnjë lloj ndihme. Ne dimë që djali ka një biznes interneti dhe është i martuar atje."

Babait i kanë treguar se 'djali është vrarë nga dy persona që kanë qenë me motor."

Familja Lagjaj jeton në Sarandë dhe Eqeremi nuk fsheh dot indinjatën  ndaj mediave: Do kërkoj dëmshpërblim për moralin e familjes time.Unë jetoj me djersën time të ballit dhe nuk jam mësuar të jetoj me djersën e drogës

Sipas familjarëve Andrea Lagjaj ka qenë në Borsh në shkurt të vitit të kaluar ku kishte qëndruar rreth 10 ditë.  Nuk dihen ende motivet e vrasjes së 40 vjeçarit ditët e para të muajit prill, 2018.


/Ora News.tv/