Lajmin e arrestimit të Albert Veliut, e ka konfirmuar edhe avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi, sipas të cilit, autoritetet kosovare i kanë lejuar atij kërkesën për azil deri më 29 nëntor.

Reagimi i plotë i avokatit Gashi: 

Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu I njohur si BABALJA shtetas I Shqiperise.

Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij i është lejuar kërkesa për azil ne Kosove deri me 29.11.2018.

Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise.

Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojnë te drejtat e personave qe kerkojnë azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i është pranuar azili ne Kosove.

/Ora News.tv/