Protesta e Kukesit, Fleckenstein: Ligji s'zbatohet vetëm për civilet por dhe policinë e të tjerët

"Ne presim nga Komisioni Europian të nxjerrë një rekomandim të qartë dhe jo të kushtëzuar për hapjen  e negociatave tani. Jo sepse çdo gjë është bërë por sigurisht gjithçka që kërkuam për të hapur negociatat është bërë ose janë duke u bërë."

Deklaroi raportuesi per Shqiperine, Knut Fleckenstein i cili ndodhet në një konferencë për median.

"Është e nevojshme të hapen negociatat. Hapja e negociatave është gjëja më e mirë për të bërë tani' nënvizoi ai.

Duke komentuar zhvillimet në Kukës, europarlamentari tha se shoqëria civile dhe qytetarët e Kukësit kanë të drejtë të protestojnë derisa situata nuk përshkallëzon në dhunë.

Por edhe në këtë pikë, shtoi ai, ligji duhet të veprojë njësoj si për shoqërinë civile, policinë dhe qytetarët.

Gazetari: Ju vini në një kohë që opozita ka dalë në Rrugë, zanafilla është Kukësi ku shoqëria civile thirri protestë me 31 mars për tarifën e një rruge.Pjesmarrës në protestë kanë qenë kryesisht popullësi e marxhinalizuar, pjesmarrje e madhe qytetarëve pa dallime politike që gjithësesi kaloi në veprime të dhunshme. Menjëherë pas protestës shteti reagoi në një dhunë aspak profesionale duke e konsideruar protestën si një sulm barbar kundër policisë dhe pronës së përbashkët duke shkelur dhe të drejtat njerëzore në dritën e diellit, vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE. Shqiptarët e dinë që BE nuk është një thes me para por promovuese e të drejtave dhe lirive njerëzore.Shoqëria civile i është drejtuar me një letër të hapur Ambasadës amerikane dhe asaj të BE-së, nëse ju apo Vlahutin keni një koment pas këtyre zhvillimeve?

Fleckenstein: Mund tu them opinionin tim. Nuk dua të ndërhyj me idenë nëse vendimi i qeverisë është i drejtë apo i gabuar sepse kjo është politikë e brendshme.Megjithatë nuk do aspak mend që shoqëria civile ka të drejtë të protestojë. Nuk ka asnjë dyshim që edhe njerëzit në Kukës kanë të drejtë për këtë por askush nuk ka të drejtë që të jetë i dhunshëm ndërkohë që e bën këtë dhe ky është kufiri.Ligji nuk zbatohet vetëm për shoqërinë civile por edhe policinë dhe të tjerët. Vi nga Hamburgu ku është mbajtur G20 dhe ende po e diksutojmë se kush e provoi kë, e keni parë nga pamjet në televizione një gjë të tillë. 

Protesta e opozites?

Fleckenstein:"  Diskutuam dje me Bashën, nuk mendoj një demonstratë do të ndikojë në një raport. Protesta është pjesë e demokracisë, duhet të jenë të mundura.Në vendin tim nuk do të guxoja ndaloja asnjëherë trafikun se qytetarët e mi do të më vrisnin"

Për më shumë lexoni në: Mosbindja civile: Opozita bllokon rrugët dy orë. Hiq tarifën e Rrugës së Kombit





EMISIONET