Flasin për herë të parë reperët që rrahën Feron

Flasin për herë të parë reperët që rrahën

Personat që e kanë rrahur Feron kanë folur për herë të parë publikisht. Pak para arrestimit, ata kanë shprehur për ElitëShow arsyet se pse e kanë rrahur.

"Ngjarja ndodhi që njerëzit të marrin vesh që jeta në muzik dhe jeta në realitet nuk është njësoj. Personalisht ne e kemi rrahur. Ka bërë shumë provokime, 3-4 herë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ne nuk bëjmë provokime në rrjete sociale, cfarë nxjerrim në muzik i kemi të gjitha të vërteta. Jemi takuar rastësisht te vendi i ngjarjes. Nuk kemi qenë as 6 veta as 10 veta, nuk kemi nxjerr hekura, asgjë. Dy veta kemi qenë që i kemi gjuajtur, vetëm ne të dy", u shprehën të rinjtë.

Të pyetur nëse kanë patur probleme më parë me Feron, reperat u përgjigjën kështu:

"Ai e di shumë mirë, para dy vitesh në Ulqin. I kujtohet, nuk e harron lehtë fytyrën time ai. Nuk është hera e parë që ai ngacmohet me ne dhe ne i treguam vendin. Donim të vërtetonim a është ai 'Gang-Gang' i vërtetë."

Në minutën e 5:00 gjeni intervistën e dy reperave.

EMISIONET