Flamurtari mbush kupën, rrezikon heqje pikësh në sezonin e ri

Flamurtari mbush kupën, rrezikon heqje pikësh në sezonin e ri

Flamurtari mund ta nis kampionatin 2019-2020, me zbritje pikësh në klasifikim.  Pesë futbollistë e huaj që u larguan në merkaton e janarit e kanë fituar çështjen në FIFA për rrogat e padhëna dhe klubi vlonjat duhet t'i paguajë urgjentisht.

FIFA e ka njoftuar klubin për çështjet e humbura prej kohësh, madje i ka dërguar edhe një shkresë FSHF-së, ku i kërkon të njoftojë klubin vlonjat se i duhet të bëjë pagesën ndaj ish-lojtarëve të sezonit të shkuar.

Danilo Alves, Kristian Sirigi, Goran Siljanovski, Tomislav Busic dhe Muhamed Useini. Për të pestë ka një vendim të formës së prerë dhe klubi vlonjat është i detyruar t'i paguajë, pasi ka shkelur çdo afat. Pagat e të gjithë futbollistëve shkojnë deri në 200 mijë euro. Futbollistët e kanë pritur klubin deri në fund të majit, pasi nuk morën asnjë përgjigje pozitive nga drejtuesit e Flamurtarit.

Dhe për këtë fakt, njoftuan FIFA-n për shkelje të marrëveshjes nga ana e klubit. Në këtë mënyrë Flamurtari rrezikon ta nis kampionatin me zbritje pikësh, pasi FIFA nuk toleron. Kuqezinjtë mund t'i shpëtojnë penalizimit vetëm në rast se arrijnë t'i bëjnë pagesat në kohë rekord.

Kjo situatë ka ndikuar që vlonjatët të marrin refuzime nga futbollistë të ndryshëm për sezonin e ri sportiv.

EMISIONET