Flamujt simboli i mikpritjes për turistët në Shëngjin

Flamujt simboli i mikpritjes për turistët në Shëngjin

Flamujt e shteteve kombëtare do të jenë simboli i mikpritjes për turistët shqiptarë e të huaj që do të zgjedhin këtë vit të pushojnë në Shëngjin. Mbi 400 të tillë janë vendosur në rrugën hyrëse të zonës turistike.

Kjo do të jetë pamja e hyrjes së Lezhës dhe Shëngjinit këtë sezon turistik.

Rreth 400 flamuj kombëtarë të shteteve nga e gjithë bota janë vendosur përgjatë rrugëve si përshëndetja e mikpritjes për turistët që do të zgjedhin këtë verë bregdetin e Lezhës.

Arben Fushaj: "Me anë të këtyre flamujve i themi  mirëseardhjen të gjithë turistëve në festivalin që do mbahet tani ku do vijnë mijëra vete por edhe përgjatë gjithë sezonit turistik."

E gjitha është punë e një personi të vetëm me qëllim promovimin e turizmit

Drejtuesit vendorë presin rritje të numrit të turistëve në bregdetin e Shëngjinit këtë verë.

Të paktën 6 mijë të tillë pritet të mbërrijnë në fund të majit festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike që do zhvillohet tek Rana e Hedhun.

EMISIONET