Fjodora Fjora për birësimin e djalit: Zgjodha rrugën më të bukur

Fjodora Fjora për birësimin e djalit: Zgjodha rrugën më

Fjodora Fjora është gazetarja dhe moderatorja shqiptare, e cila para 4 vitesh guxoi të ndërmerrte një rrugë të vështirë. Ndonëse beqare, ajo vendosi që të bëhej me një fëmijë prandaj birësoi një djalë të vogël, i cili quhet Alteo.

Për të mos i munguar asgjë vogëlushit, Fjodora bën tre punë dhe ia del që të jetë pranë tij për ti dhuruar sa më shumë dashuri.

Në intervistën për "Mos i fol shoferit" në Ora News, ajo ka zbuluar se si i lindi ideja për të birësuar Alteon.

Fjodora Fjora: Ka qenë një vendim aty për aty. Ka qenë një ftesë nga një mikesha ime që sot e kësaj dite i jam shumë mirënjohëse, Klodi, e cila vetë ka birësuar 2. Ajo mendoj që është heroina dhe jo unë. Më mori për të bërë një ngjarje bamirësie në shtëpinë e foshnjes që është "Hana dhe Rozafa". Aty jam përballur me shumë fëmijë. Aty kam menduar dhe kuptuar që secili prej tyre do të jetonte më mirë në shtëpi me mua sesa aty. Aty nuk i dihet asnjëherë fatit. Aty mund të marrë një familje më të mirë se unë, por gjithsesi e pata këtë ndjesi dhe e dija që nuk zgjodha rrugën e lehtë, por më beso që kam zgjedhur rrugën më të bukur.

EMISIONET