Gjendja jo e mirë shendetesore nuk e lejoi të ishte i pranishëm fizikisht, por përpara pedagogëve, studiuesve, historianeve dhe studenteve të Shkodres u prezantua vepra më e re studimore e akademikut Kolec Topalli.

“Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, kurorëzon punën 45-vjeçare që ai ka bërë në fushën e albanologjisë.

Botimi vjen vjen natyrshëm pas 14 monografive për historinë e gjuhës shqipe, për fonetikën dhe gramatikën historike, në të cilat Topalli ka trajtuar edhe etimologjinë e shumë fjalëve, duke dhënë mendime të reja për shumë prej tyre.

Artan Haxhi: "Ia ka arritur të vërtetojë edhe njëherë më së miri se gjuha shqipe është një gjunë indoevropiane pa lidhje birësie me asnjërën prej gjuhëve të kësaj familje."

Anila Omari: "Profesor Koleci është studiuesi që i referohet vazhdimisht autorëve të vjetër edhe me ndihmën e teknologjive të reja informatike duke gjetur aty materiale të çmuara që shërben qoftë si shtysë për një interpretim të ri etimologjik apo si konfirmim i ideve të kirstalizuara në kohë."

Vetë profesor Topalli, përmes të bijës Joana Topalli ju përcolli këtë mesazh të shkurtër të pranishëmve.

Joana Topalli: "Uroj që ky fjalor të zërë vendin e duhur në studimet etimologjike duke i hapur rrugën hulumtimeve të mëtejshme në  këtë fushë."

Për hapësirën studimore gjuhësore shqiptare botimi i këtij fjalori ka një kuptim të veçantë, sepse gjuhës shqipe i ka munguar një fjalor i tillë, ashtu siç e kanë të gjitha gjuhët indoeuropiane, të reja e të vjetra.

Në këtë takim ra në sy pjesmarrja e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe deputetit Romeo Gurakuqi.

/Ora News.tv/