Fjalët e fundit të Bushatit si ministër: Çështja të zgjidhet një orë e më parë

Fjalët e fundit të Bushatit si ministër: Çështja

Në kohën kur ka nisur një “luftë e ftohtë” mes Kryeministrit Rama dhe Presidenti Meta, Ditmir Bushati vendosi të thotë fjalët e fundit para gazetarëve si Ministër i Jashtëm. Pas fjalëvve përshendetësë për bashkëpunëtorët, madje edhe për Kryeministrin, ai i kërkoi presidentit Meta që të dekretojë shkarkimin e tij të kërkuar nga kreu i qeverisë

Ministri në detyrë, Ditmir Bushati ka thënë fjalët e fundit si ministër i Jashtëm. Përpara gazetarëve ai apeloi për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese për të dekretuar ministrin e Jashtë, post që e mori vetë kryeministri Rama.

Ditmir Bushati: E kam konsideruar që ditën e parë të punës time në këtë institucion nder dhe privilegj për të përfaqësuar vendim tim në arenën ndërkombëtare. Për këtë falënderoj kryeministrin Rama dhe partinë time.

Falënderoj ekipin e shërbimit të jashtëm, qoftë stafin diplomatik, që nga mesi i shtatorit deri në këto orët e mia të fundit në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që më kanë mbështetur për realizimin e disa objektivave.

Pozicioni i ministrit ka dy dimensione, kushtetues dhe politik.

Pavarësisht se nuk dha arsyet e shkarkimit të tij nga posti i Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se Rama po ndryshon kursin e diplomacisë shqiptare në një kohë që vendi po përballet me sfida të panjohura për vendin.

Ditmir Bushati: Sa i përket dimensionit politik kryeministri e ka marrë vendimin e tij për të ndryshuar drejtimin e politikës të ministrisë. Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik që ai do të përmbushë objektivat e programit në këtë fushë.

Pavarësisht se nuk dha arsyet e shkarkimit të tij nga posti i Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se Rama po ndryshon kursin e diplomacisë shqiptare në një kohë që vendi po përballet me sfida të panjohura për vendin.

Ditmir Bushati: Apeli im është i thjeshtë, për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershpit politik në ministrinë e Jashtme, por do ti krijonte mundësi vendit për tu përfaqësuar në mënyrë të denjë në arenën ndërkombëtare, pasi vendi është përballë sfidave që vendi nuk i ka njohur më parë.

Ministri Bushati i bëri këto deklarata në një konferencë të përbashkët , pas takimit me homologun italian Enzo Moavero Milanesi,  për shkëmbimin e eksperiencës së fiqnjit tonë për drejtimin e OSBE-së në vitin 2020.


EMISIONET