Pavarësisht fitore, trajneri i Kukësit, Peter Pakult, u shpreh i pakënaqur nga ajo çka ekipi tregoi në fushë.

"Kamza e dominoi ndeshjen. Ne kishim fatin që shënuam golin. Nuk jam i kënaqur fare me lojën e zhvilluar. Për sa i përket pikëve, jemi mirë. Për sa i përket ndeshjes, nuk është një gjëndje që do e doja në vazhdimësi. Duhet të luajmë ndryshe.

"Ajo që na mungon është qetësia në pasime. Në fillim të kampionatit bënim një futboll më të bukur pasi ishim më të qetë në pasime. Nuk është ai ekip që po më pëlqen. Sot nuk i shfrytëzuam hapësirat që na dhanë. U desh më tepër t’i shfrytëzonim këto hapësira.

"Mendoj që Ethehemi bëri një ndeshje të mirë, edhe pse ishte në një pozicion jo natyral. Vrapoi shumë."-tha Pacult për "SuperSport".

/Ora News.tv/