Fitorja ndaj Luftëtarit, Cungu: Kartoni i kuq na e vështirësoi misionin, morëm 3 pikë të domosdoshme

Fitorja ndaj Luftëtarit, Cungu: Kartoni i kuq na e vështirësoi

Pas fitores ndaj Luftëtarit, trajneri i Kukësit, Armando Cungu u shpreh se skuadra e meritoi të merrte 3 pikët. Në fjalën e tij ai shtoi se dalja me karton të kuq i kundërshtarit ia vështirësoi punën të tijëve dhe solli edhe nervozizëm te ta.

"Nuk e di se ku e shihni dorën e gjyqtarit të takimit. Në fakt sa herë që merren vendime të drejta paragjykohemi se pse e bëri. Kur s'merren vendime të drejta, kur tolerohen shpesh herë dhe jo rrallë herë në futbollin shqiptarë quhen normale. Të marrësh një vendim të drejtë quhet anormale kështu që nuk jam dakord. Ishte ndërhyrje nga mbrapa. Faull ndaj kundërshtarit. Kishte dhe karton të verdhë dhe është automatikisht karton i kuq. Duhet të komplimentoj djemtë për lojën e zhvilluar. Kur ishim me forca të barabarta në fushë luajtëm edhe më mirë se kundërshtari dhe ma mirë se në pjesën e dytë.

"Kishim një rrjedhshmëri aksionesh. Dalje nga krahët, futja e krosimeve në zonë por ndoshta na mungoi qetësia përpara portës, që ta zgjidhnim situatën që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë përveçse falenderimeve për skuadrën time do të komplimentoj edhe skuadrën kundërshtare, pasi është një ekip simpatik dhe realisht na vendosi në vështirësi. Sidomos pasi mbeti në inferioritet numerik. Kjo në fakt është një gjë e njohur në futboll. Shpesh herë kur skuadra është në inferioritet numerik bëhet më e vështirë për tu mposhtur. Shpresoj që Luftëtari të ngjitet sa më lart.
"-tha Cungu në konferencën për shtyp. 

EMISIONET