Fitore e pastër mes kartonave të kuq dhe dhunës, PAOK-u ngren Kupën e Greqisë

PAOK-u është fituesja e Kupës së Greqisë. Skuadra e ish-mesfushorit shqiptar Ergys Kaçe triumfoi në finalen e madhe 2-0 përballë rivalëve të AEK-ut.

Në "Spiros Louis" u luajt një lojë mjaft e ashpër, ku nuk mungoi dhe nervozismi dhe kartonat e kuq.

Plot 3 kartona të kuq u treguan nga kryesori David Fernandez Borbalan, përkatësisht 2 për PAOK-u dhe 1 për AEK-un. Dy golat që vendosën dhe se në duart e cilës skuadër do të shkoj Kupa, u shënuan në fraksionin e dytë të lojës, me Vierinha që zhbllokoi shifrat në minutën e 65-të, ndërsa Petkas në minutën e 3-të shtesë vulosi rezultatin përfundimtar.

PAOK-u kishte mundësi të kalonte në avantazh që në pjesën e parë, por goditja e Prijovic u ndal nga portieri Barkas.






EMISIONET