Ylli i skuadrës amerikane të futbollit, Marquise Goodwin ka luajtur ndeshjen e rradhës të NFL edhe pse para pak orësh foshnja e tij ndërroi jetë.

Për këtë gjë njoftoi me anë të një postimi në Instagram, ku shkruajti: “Fatkeqësisht ne humbëm djalin tonë për shkak të disa problemeve dhe duhet ta varrosnim rreth orës 4 të mëngjesit. Edhe pse jemi të lënduar, jam mirënjohës që zoti na bekoi me këtë eksperiencë mua dhe gruan time, që u tregua e guximshme. Dhimbja fizike, mendore dhe emocionale që ajo ka është e pabesueshme. Lutuni për familjen Goodwin.”

Përshkrimin prekës e kishte shoqëruar me dorën e djalit të tij, që dukej se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas kësaj ai vazhdoi ndeshjen për ligën amerikane ku priti topin që vinte nga një nga një lartësi prej 75 metrash.

/oranews.tv/

/oranews.tv/

/Ora News.tv/