Në vitin 1997 një sipërmarrës nga Agrigento ngriti një padi kundër Komunës së Menfi sepse administrata pezulloi punimet për ndërtimin e një pishine për dy vjet për shkak të nevojës për miratimin e vlerësimeve të ndryshme.

Tani, Gjykata Supreme ka dënuar institucionin, duke e detyruar të kompensojë kompaninë. Në këtë mënyrë, pronari i kompanisë ka arritur të marrë drejtësinë pas 20 vjetësh, por ndërkohë ai ka ndërruar jetë.

Për gjykatësit, vendimi i autoriteteve lokale ka shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë e ndërtimit.

Kompania përfitoi një kontratë prej 1.5 miliardë lira në vitin 1990. Kur punimet u ndalën, pronari i kompanisë, Giovanni D'Anna denoncoi dëmin ekonomik të shkaktuar nga komuna, e cila nuk e kishte njohur pagesën e disa shumave që lidheshin me ecurinë e punimeve.

Gjykata e Lartë me vendimin e saj detyron komunën Menfi të paguaj dëmet që i detyrohet kompanisë, duke përfshirë edhe interesat me një vlerë prej 250 mijë euro. Thënia "drejtësia vonon, por nuk harron", mbërriti, por megjithatë D'Anna nuk e gëzon dot shumën e madhe të parave, pasi ai ndërroi jetë në korrik të vitit 2017.

/Ora News.tv/