Padyshim që mbrëmja e së dielës ka qenë e jashtëzakonshme për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Ajo u nominua për herë të parë në Grammy Awards dhe në të dyja kategoritë e nominuara rrëmbeu çmimet.

Këngëtarja u shpreh se kjo është një ëndërr e bërë realitet për të.

Në një postim në Instagram, Dua shkruajti: “Kam fituar dy Grammy. Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse për këtë moment. Shumë dashuri nga unë për fansat, familje, ekipin tim dhe të gjithë artistëve të mrekullueshëm me të cilët unë kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit.”

Ylli i popit rrëmbeu çmimin ‘Best New Artist’ dhe çmimin ‘Best Dance Recording’ për këngën e saj "Electricity" në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson, në 61 vjetorin e Grammy (10 shkurt).

Ndërsa Kacey Musgraves dhe Childish Gambino udhëhoqën listën me katër fitore secili.





/Ora News.tv/