Fitoi Championsin, Shaqiri "presion" Bayern Munich: Ju mposht me Liverpool-in tim

Fitoi Championsin, Shaqiri "presion" Bayern Munich: Ju mposht me

Mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri është shfaqur i lumtur që skuadra e tij Liverpool do të ndeshet me Bayern Munich në fazën e 1/8-ave në UEFA Champions League. Ylli i "The Reds" kaloi 2 sezone të suksesshme te gjigantët e Bundesligës, ku ka kujtime bukura të ngarkuara me trofe.

"Isha shumë i lumtur sepse dëshiroja të luaja kundër Bayern Munchen, kundër shokëve të vjetër dhe ekipit tim të vjetër. Ishte një kohë e mahnitshme te Bayern. Dy vjet e gjysmë isha atje dhe ishte e mahnitshme. Kemi fituar shumë tituj. Kemi fituar Ligën e Kampionëve. Kemi pasur ekipin më të mirë që e kishte Bayern Munich. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme për të fituar shumë trofe. Kam pasur shumë kujtime të mëdha atje, kurrë nuk do t'i harroj. Unë jam me të vërtetë duke pritur për të shkuar atje për të fituar ndeshjen në Mynih me ekipin tim ".-tha Shaqiri për faqen e klubit anglez në internet.

Këtë sezon, Shaqiri është kthyer në një futbollist mjaft të rëndësishëm për Liverpool, ku ka realizuar 6 herë dhe ka dhuruar 2 asiste.

EMISIONET