“Mbreti i Chavs” mori këtë emër kur fitoi lotarinë me 10 milionë paund në vitin 2002 dhe organizonte cdo mbrëmje festa të mëdha me alkool, drogë dhe femra seksi.

Michael Carroll i shijoi paratë në maksimum duke bërë një jetë luksi ku nuk mungonin makinat si Hummers dhe BMW.

Kur i mbaruan paratë iu rikthye jetës së zakonshme. Michael tani punon me transportin e drunjve dhe qymyrit dhe ka një shtëpi të vogël me qira.

Kur fitoi lotarinë, ai ishte i fejuar me Sandra Aitken, e cila do të sillte në jetë fëmijën e tyre të parë, vogëlushen Bruk.  Marrëdhënia e tyre mori fund kur Michael po bënte jetë të shfrenuar dhe nuk dinte se ku të conte paratë.

Sandra ia doli që të marrë 1.6 milionë euro pas ndarjes, me të cilat u kujdes për veten dhe vogëlushen e porsalindur.

Në festat e cmendura që organizonte u shkaktuan shumë zënka dhe rrëmujë, ku pati raste që njerëzit përfundonin në burg.

Fajin e shpenzimit të parave pa limit ia lë shoqërisë. I pyetur se cfarë do bënte nëse do fitonte sërish lotarinë, ai tha se nuk do ta lërë punën për asnjë moment.

/Ora News.tv/