Fitimi i titullit me Manchester City-n, Ederson: Çfarë ka më shumë Brignoli se unë?

Fitimi i titullit me Manchester City-n, Ederson: Çfarë ka më

Manchester City është shpallur kampion i Anglisë për edicionin 2017-2018.

Skuadra e Pep Guardiolës ka dominuar kampionatin anglez duke e fituar titullin kampion 4 javë para fundit të sezonit. Si skuadra më e mirë në Angli, City është edhe skuadra që ka shënuar më shumë gola, plot 98 të tillë.

Por, katër ndeshje para fundit të këtij edicioni, është portieri i City-t braziliani Ederson që ka thënë se dëshiron të shënoj një gol, një dëshirë që vjen pasi tifozët e skuadrës "qytetare" e thirrën në kor emrin e Edersonit për ta goditur penalltinë ndaj Sëanseas.

“Dëgjova tifozët duke thirrur emrin tim për ta goditur penalltinë por aty shkoi Gabriel dhe nuk qëndrova në vendin tim. Penalltitë i godas mjaftë mirë. Kemi shumë opsione në skuadër por nëse Guardiola e kërkon një gjë të tillë jam gati. Shpresojë të shënojë brenda këtij sezoni pasi dua ta mbyll me një gol të shënuar”,-u shpreh Ederson.

 24 vjeçari mund të gjej rrugën e rrjetës kundër skuadrave si West Ham, Huddersfield, Brigton dhe Southampton.



EMISIONET