Banorët e qytetit italian Ivrea, u veshën me parzmore të blinduara dhe u armatosën deri në dhëmbë me portokalle për "Betejën e portokallëve" të këtij viti.

Rebelimi simbolik i së dielës zhvillohet çdo vit.

Festivali pa vendasit dhe turistët që bombardonin njëra-tjetrin me mijëra portokalle , duke festuar një legjendë lokale rreth qytetarëve që u ngriten kundër një tirani mesjetar.

Legjenda thotë se tirania u përpoq të përdhunonte vajzën e një mullixhiu, por ajo i preu kokën atij dhe udhëhoqi një kryengritje që të çlironte qytetin.

Në luftën tallëse pjesëmarrësit ndahen në grupe fisnikësh dhe njerëz të thjeshtë. Portokallet thuhet se përfaqësojnë kokën e tiranit ose, në disa interpretime, organet gjenitale të tij.

Festimi ka evoluar gjatë viteve, më parë gratë hidhnin portokalle mbi burrat.

Në ditët e sotme, të mëdhenjtë dhe fisnikët ndahen në skuadra dhe veshin veshje mesjetare për të luftuar si në një betejë të nxehtë mbretërore.

Rreth 500 ton portokalle siciliane janë dërguar në qytet në veriperëndim të Italisë për përballjen epike.

Festivali është lufta më e madhe e ushqimit në Itali dhe në të vërtetë një nga më të mëdhatë në Evropë.

Megjithatë, ajo zë vendin e dytë pas 'La Tomatina' të Spanjës e cila zakonisht tërheq turma më të mëdha se 20,000 vetë.



/Ora News.tv/