Në 5-vjetorin e shpalljes së Liqenit të Ulzës, Park Natyror, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ambasadorë të huaj në Shqipëri udhëtuan me skaf nëpër liqen nga Shkopeti në Ulëz.

Në sheshin qendror të qytezës, në vigjilje të festës së Shën Markut, u bw nënshkrimi i marrëveshjes për krijmin e Ulza Eko Park, modeli i parë i destinacionit ekoturistik.

Ministri Klosi tha se festa tradicionale, historia dhe bukuria natyrore janë vlera të cilat është e patolerueshme që të mbeten të fshehura dhe të mos jenë arsye për të shndërruar zonën në destinacion turistike.

Blendi Klosi: "Është e patolerueshme që në këtë vit, në këtë kohë zhvillimi, në këtë nevojë kaq të madhe që të gjithë njerëzit kanë më shumë alternativë turistike, ne të mbajmë të fshehta bukuri si Ulza."

Duke folur për projektin Ulza Eco Park, mnistri Klosi u shpreh ky është një model i ri turistik që mban në ekuilibër, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit, një model që duhet zhvilluar gjerësisht, si turizmi i së ardhmes.

/Ora News.tv/