Firmoset "burgu" për administratorin e "DH. Albania"

Firmoset "burgu" për administratorin e "DH. Albania"

Pas një muaj nga nisja e  hetimeve  për skandalin me tenderin e ndërtimit të “Unazës së re” Prokuroria e Tiranës  i ka kërkuar gjykatës  të vendosë masën “arrest me burg” në mungesë për administratorin e “DH Albania” Avdjol Dobin, i cili ka refuzuar të paraqitetet për të dëshmuar në prokurori. Në ditët në vijim pritet që prokuroria ti drejtohet gjykatës me të tjera kërkesa. 

Gjykata e Tiranës vendos masën e "arrestit me burg" në mungesë  për Avdjol Dobin, administratori i "DH Albania".  

Vendimi i gjykatës është marrë pas kërkesës së prokurorisë, e cila ka firmosur urdhrin e parë të arrestit për hetimin që ka nisur në lidhje me tenderin e ndërtimit të Unazës së Re.

Në sistemin TIMS, Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria të paktën nepermjet pikave kufitare,  por tre herë thirrjeve të prokurorisë për tu paraqitur nuk i është përgjigjur.

Në këto kushte prokuroria i është drejtuar gjykatës për vendosjen e masës së sigurisë  në mungesë për Dobin, vendim i cili tashmë i është dërguar policisë për ekzekutim dhe pas kërkimit  brenda Shqipërisë  bëhet edhe kërkimi I tij ndërkombëtar.

Por burime të Ora News bëjnë me dije se në lidhje me këte hetim pritet që prokuroria ti dërgojë  gjykatës edhe kërkesa të tjera për  vendosjen e masave të sigurisë,  ku nuk përjashtohen edhe ish-zyrtarë dhe zyrtarë të tjerë të ARRSH-së.

Pak ditë më pare prokuroria  thirri dhe mori ne pyetje  Klodian Gradecin,  ish- drejtorin e OST dhe Afrim Qendro ish-drejtori i ARRSH-së.

Gjithashtu në pyetje u morën edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Më 22 janar Afrim Qendro u shkarkua nga posti i drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa në vendin e tij u emërua ish-Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

Ish-kreu i ARRSH-së Afrim Qendro dhe ish-administratori i OST-së Klodian Gradeci,  u përfshinë në skandalin e Unazës së Re, me firmën "DH Albania".

Firma me anë të dokumenteve të falsifikuara, fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro në fund të vitit të kaluar, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re nga ARRSH-ja.

Pas publikimit të skandalit, të dy tenderat u anuluan, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.

EMISIONET