Armand Duka është rikonfimuar për herë të 5-të si president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Duka mori shumicën e votave në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi në raundin e parë nuk u mor 2/3 e votave të anëtarëve të Asamblesë.

Menjëherë pas përfundimit të numërimit, ka pasur një shtrëngim duarsh mes dy kandidatëve për postin e kreut të FSHF-së.

Nderkohe ne nje prononcim per shtyp Fino tha se nuk e surprizonte rezultati i zgjedhjeve në FSHF, të cilat rikonfirmuan si President Armando Dukën. Sipas tij rezultati do të ishte tjetër nëse 14 shoqatat nuk do të ishin futur në mënyrë të paligjshme. Fino tha se do të vazhdojë betejën ligjore në të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri në FIFA.


Fino: E prisja diçka të tillë, po të shikoni dhe diferencën prej 14 votash janë ato që kemi thënë, 12 shoqatat ilegale në këtë votim. Ne do të vazhdojmë procesin tonë ligjor nuk diskutohet.Vendosja e disa ekipeve të cilat nuk kanë pike si Pojani, Vlora, Fieri që në këto momente nuk janë pjesë e lojës dhe futbollit dhe vendosja e delegatëve nga ana e Federatës e cila kishte dhe gurin dhe arrën që bëri dhe listën e shoqatave dhe lista të tjera të këtyre ekipeve që fola unë tregon për diferencën që Duka fitoi sot në këtë zgjedhje. Kisha një platformë krejt të ndryshme. Por kur ke listë të pandershme përpara natyrisht që nuk mund të pretendosh më tepër për të thyer rezultatin.

Po të mos ishin 12 shoqatat dhe këto 5-6 klube që janë vendosur në mënyrë ilegale nga administrata e Federatës do të kishim një garë më fare-play, më e fortë dhe pastaj do të shikonim se kush ishte platforma më e mirë. Këto çështje i kemi në prokurori dhe gjykatë dhe shpresojmë ta çojmë deri në fund për të mirën e futbollit.  

/Ora News.tv/