Ish kryeministri Sali  Berisha e quan tymnajë të Noriegës së krimit për të mbuluar të vërtetat akuzat që Rama dhe PS bëjnë për lobim rus në PD.

"Eshtë tymnajë që Noriega i krimit do të mbulojë të vërtetat. Rama po përpiqet të shpërqëndrojë zhvillimet që do shënojnë fundin e tij. " tha Berisha në një prononcim për median

Ndërkohë në mbledhjen e grupit PS-se, porosia që la Rama deputetëve të tij ishte këmbëngulja për të bërë transparencë për financimin e PD-së. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e përqendroi diskutimin në mbledhjen me deputetët e PS, tek akuzat e bëra së fundmi ndaj Partisë Demokratike për financimin nga lobet proruse. Balla tha se PD ka firmosur disa kontrata lobimi me kompani jashtë vendit me pagesa deri në 650 mijë dollarë por këto lëvizje financiare nuk i ka deklaruar në KQZ. Sipas Ballës, vetëm për foton me presidentin amerikan Donald Trump kryetari i PD-se ka paguar një shumë prej rreth 20 mijë dollarë përmes lobistit Nik Muzin.

Berisha thotë se Xhafa tashme ka peng Ramen

Sali Berisha: Sot sapo pashë mediat dhe konstatoj se Rama ka përdorur si mburojë ndaj atë dhe ndaj vëllait Olsi ka përdorur për mburojë komunikatën banale që ka lëshuar dje Fatmir Xhafa, pasi i futi thikën pas shpine në mënyrë ekzemplare me deklaratën e tij që bëri mëngjesin e ditës së drogës së madhe kur tha se operacioni u krye nga policia dogana dhe partnerët ndërkombëtare.

 Me këtë deklaratë, me këtë thikë pas shpine është që Xhafa dëshmoi se ka tashmë peng Edi Ramën, pra nuk është vetëm Sajmir trafiku, por tani del edhe Fatmir Xhafa. A mund të imagjinoni ju, kryeministër që të vendosë në facebook e tij statusin e Xhafës dhe bërtiste në çdo rrjesht: Rroftë Xhafa.

/Ora News.tv/