Financierja e Teatrit "Skampa" ruante 4500 eurot e saj në zyrë, arrestohet roja për grabitjen

Financierja e Teatrit "Skampa" ruante 4500 eurot e saj në

Një ditë pas grabitjes së kasafortës së Teatrit Skampa policia ka arrestuar rojen e këtij teatri.

Sokrat Thano, 48 vjeç banues në Elbasan ishte i punësuar pranë një firme private dhe ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë Teatrit Skampa.

"Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve" thuhet sot në njoftimin e policisë. 

Sipas policisë: "dyshohet se roja nuk i ka përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre".

Persona të paidentifikuar në Lagjen “Luigj Gurakuqi” dje kanë vjedhur me thyerje zyrat e katit të dytë në Teatrin Skampa.

EMISIONET